MENU
klinika

Serbët bllokojnë dhe Merdarën

Ministria e Jashtme tregon rrugët për t’u kthyer në Kosovë

28.12.2022 - 10:30

Ministria e Jashtme e Kosovës ka njoftuar në mesnatë se grupet kriminale serbe kanë bllokuar dhe pikën e kalimit kufitar të Merdarës. Në këtë mënyrë, të gjithë shtetasit që duan të hyjnë apo dalin nga Kosova, duhet të shmangin këtë doganë.

“Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi t’i përdorni pikat kufitare ne Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit”, thotë njoftimi.

Njoftimi i plotë – Ministria e Jashtme e Kosovës

INFORMACION I RËNDËSISHËM PËR TË GJITHË ATA QË JANË DUKE UDHËTUAR DREJT #KOSOVËS

Grupet kriminale serbe kanë bllokuar pikën kufitare në #Merdarë.

Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi t’i përdorni pikat kufitare ne Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit.

Duke marrë parasysh faktin që janë në qarkullim shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës, ju lutemi të ndiqni @Kosovo_Police rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim.