MENU
klinika

Kjo linjë ajrore thotë ''Jo''

A duhet të hani ushqim gjatë fluturimit?

12.01.2023 - 14:11

Një linjë ajrore po u kërkon klientëve të saj të anashkalojnë vaktin e tyre gjatë fluturimit, duke e quajtur atë një ‘zgjedhje etike’.

Japan Airlines (JAL) u ofron pasagjerëve opsionin e ‘Anashkalimit të Vakteve’ që nga viti 2020.

Kompania tani ka njoftuar se opsioni do të ofrohet në të gjitha rezervimet e fluturimeve në mbarë botën.

JAL i ka këshilluar pasagjerët se heqja dorë nga vakti i fluturimit është një zgjedhje më e qëndrueshme pasi redukton mbetjet ushqimore.

Për të hequr dorë nga shërbimi ushqimor, pasagjerët duhet të vizitojnë faqen e internetit të JAL dhe të zgjedhin opsionin “Skip Meal”.