MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Implantet e dhëmbëve, kush mund t’i realizojë

16.01.2023 - 11:34

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Implantet e dhëmbëve, kush mund t’i realizojë

Mjeku: Një aspekt i rëndësishëm i implantologjisë moderne dhe evolucionit të saj të vazhdueshëm është se sot me teknologjinë e zhvilluar i jep mundësinë gjithkujt që dëshiron të zëvendësojë një dhëmb të humbur, të jetë pothuajse në shumicën e rasteve një kandidat për inserimin e implantit.

Kriteret janë:
Të rinjtë që kanë përfunduar fazën e zhvillimit moshën 18 vjeç, të cilëve u mungojnë dhëmbë të përhershëm.

Të gjithë ata që kanë humbur një ose më shumë dhëmbë dhe paraqesin probleme estetike/funksionale.

Pacientë që kanë proteza të lëvizshme dhe për arsye estetike/funksionale kërkojnë një zgjidhje fikse.

Pacientë me kockë të mjaftueshme për inserimin e implantit. Edhe në rastet shumë kritike, kur mungon kocka, atëherë bëhet fillimisht një operacion për ngritjen e kockës me kockë sintetike biokompatibël, dhe më pas vendoset implanti.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.