MENU
klinika

NASA

Viti i kaluar, i pesti më i ngrohtë në historinë botërore

13.01.2023 - 11:21

Viti i kaluar ishte i pestë më i ngrohtë në rekord, dhe nëntë vitet e fundit kanë qenë më të ngrohtat që nga koha para-industriale, duke e vënë në rrezik serioz objektivin e Marrëveshjes së Parisit të vitit 2015 për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius, thanë shkencëtarët amerikanë sot.

Viti i kaluar u lidh me 2015-ën si viti i pestë më i ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve në 1880, tha NASA.

Një rezultat i tillë u regjistrua pavarësisht pranisë së La Nina në Oqeanin Paqësor, i cili përgjithësisht ul pak temperaturat globale.

Temperatura mesatare globale tani është 1,1 deri në 1,2 gradë Celsius më e lartë se në kohët para-industriale.

Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA tha se viti 2022 renditet si viti i gjashtë më i ngrohtë që nga viti 1880.Shkencëtarët e Bashkimit Evropian thanë këtë javë se 2022 është viti i pestë më i ngrohtë i regjistruar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për herë të parë nga viti 2011

NASA do të nisë astronautët nga SHBA

Paralajmërimi i shkencëtarit Kessler

Çfarë nëse hapësira mbipopullohet?