MENU
klinika

Brohorasin emrin e Luizit

Fansat provokojnë Butrinin në mes të koncertit

19.02.2023 - 14:08

Dy ditë më parë teksa ndodhej në një koncert, Butrinti është ngacmuar nga fansat për raportin e çiftit.

Gjatë performancës së këngëtarit, fansat e mbledhur në koncert kanë nisur të brohorasin në kor emrin e Luizit.

Butrinti i priti me sportivitet këto thirrje duke buzëqeshur gjatë gjithë kohës. Më vonë ata i kanë nxjerrë në celular emrin e ish të dashurës, Kiara duke e pyetur nëse i mungon ajo por Butrinti ka zgjedhur të mos reagojë duke vazhduar performancën.

Pak javë më parë, mbrëmjen e ditëlindjes së Kiarës u aludua se Butrinti do të hynte në Big Brother Vip për të surprizuar ish partneren por dhuratën në mesnatë ia bëri Luizi duke i kënduar një këngë të Ed Sheeran.

Më pas Butrinti ka zgjedhur të përfitojë paksa nga fama e ish të dashurës, duke aluduar për surprizë mbrëmjen e spektaklit tjetër, dhe ndërkohë që fansat prisnin që ai të takonte Kiarën, surpriza ka qenë kënga e tij e radhës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tradhtia e artistit i dha “goditjen” e fundit

Familja e Butrint Imerit nuk pranoi lidhjen me Kiara Titon