MENU
klinika

Në qendër të vëmendjes

Kendall Jenner dhe Bad Bunny çifti më i ri i showbiz-it?

19.02.2023 - 14:04

Kendall Jenner dhe Bad Bunny janë në qendër të thashethemeve për lidhje, edhe pse ende nuk janë fotografuar bashkë. Deri tani, mediat sociale janë ndezur me pyetje rreth modeles 27-vjeçare dhe artistit latin 28-vjeçar.

Burimi i thashethemeve për Kendall dhe Bad Bunny është një raportim nga llogaria @deuxmoi. Gjithçka filloi me një artikull, duke pretenduar se një “motër beqare, modele e famshme” u pa duke u puthur me muzikantin në një klub në Los Angeles.

Megjithëse raporti filloi në mënyrë anonime dhe mund t’i referohej disa grave, krijuesi i @deuxmoi pohoi se bëhej fjalë për Kendall gjatë një paraqitjeje në podcast.

“Pra, po zbuloj se ishin Kendall Jenner dhe Bad Bunny. Kam dëshmitarë në vendngjarje që e panë të largohej nga klubi. Ky klub privat. Ishte Bird Street Club në Los Angeles”, tha menaxhuesi i faqes, sipas “Cosmopolitan”.

Ai vazhdoi, duke pretenduar se “Kendall u largua nga klubi, hipi në makinën e saj, por 2 minuta më vonë ata përfunduan në makinën e Bad Bunny”.

“Glamour” thekson se “DeuxMoi” shtoi se nuk ishte e sigurt nëse ishte një “situatë e dehur, e një nate” apo shenjë e një çifti të ri.

Kujtojmë se Kendall u nda me të dashurin e saj Devin Booker, në nëntor 2022.