MENU
klinika

Marrëveshja e Ohrit

Ish-presidenti Sejdiu: Serbia të ndalojë lojën që ka bërë deri tani

23.03.2023 - 15:21

Ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu në një takim në fakultetin e drejtësisë të universitetit “Luigj Gurakuqi” ka komentuar zhvillimet e fundit të Kosovës, ndërsa theksin e veçantë e vuri tek marrëveshja e Ohrit.

Ai tha se nevoja për qetësi mes dy vende është e domosdoshme. Ish-kreu i shtetit beson se SHBA dhe BE do ta çojnë përpara këtë proces shumë të rëndësishëm. Ai u ndal edhe tek roli i Shqipërisë dhe mbështetjen që ka dhënë për rrugëtimin e shtet-formimit të Kosovës.

Pjesë nga prononcimi: 

Pyetje: Marrëveshja e Ohrit?

Fatmir Sejdiu: Marrëveshja investim i rëndësishëm me BE por edhe mbështetjen e SHBA me qëllim që t’i japim fund. Nevoja për qetësi mes dy vendeve ekziston. Por kjo nuk do thotë se dy vendet do futen në statusquo e njëri tjetrit. Serbia të ndalet në lojën që ka bërë deri tani me gjuhën që ka patur Millosheviçi. SHBA janë një lloj garantuesi në këtë proces bashkë me BE për t’u futur në marrëdhënie të mira dhe jo idetë që kishte Car Llazari. Të jetosh me nder dhe askujt të mos i marrësh atë që i takon.

Pyetje:  Albin Kurti deklaroi ne Parlament se nuk ka tekst më të mirë se marrëveshja e Ohrit, si e komentoni?

Fatmir Sejdiu: Tekst më të mirë se deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ka.

Pyetje: A po e frymëzon Tirana zyrtare kapriçot e Vuçiç?

Fatmir Sejdiu: Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkëpunojmë bashkë me njëra tjetrën. Nuk harroj asnjëherë vrapimet e ambasadorëve të Shqipërisë për njohjen e Kosovës, ishin pjesë e një motori plus. Serbia ka bërë përpjekje që të izolojë Shqipërinë nga interesimi për Kosovën dhe ta anashkalojë Kosovën për të bërë bisedime me Shqipërinë për Kosovën, nuk mundet. Askush nuk mund të këtë vullnetin ta ndihmojë Serbinë për shkaqe të Kosovës. Zgjedhja e Kosovës së pavarur është zgjedhje racionale e kohës. Ndihem krenar kur shosh futbollistë apo artistë si Dua Lipa apo Rita Ora.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Vuçiç nuk firmosi megjithëse Kurti pranoi asociacionin"

Berisha sulmon paktin e Ohrit: Një marrëveshje sui generis!