MENU
klinika

Çfarë i shkakton?

Ja pse nuk duhet t’i jepni ujë një foshnjeje nën 6 muajsh

15.03.2023 - 12:03

Është e vështirë të imagjinojmë jetën tonë pa pirë ujë, veçanërisht në një ditë të nxehtë me diell, por a kanë nevojë foshnjat nën 6 muaj të pinë ujë? Sipas studimeve foshnjave duhet t’u jepet ujë vetëm pasi të mbushin 6 muaj, përndryshe mund të rrezikojë shëndetin e tyre.

Revista e njohur, Bright Side ka publikuar disa rekomandime të pediatërve se si duhet të veprojnë prindërit me të vegjlit e tyre.

Vetëm qumështi i gjirit është i mjaftueshëm që fëmija juaj të jetë i hidratuar!

Gjëja e parë që duhet të kuptojmë është se përveç se është burim i yndyrës, proteinave, sheqerit, mineraleve dhe përbërësve të tjerë jetësorë për të cilët trupi i një fëmije në rritje ka shumë nevojë, qumështi i gjirit është gjithashtu më shumë se 80% ujë . Ai kënaq plotësisht etjen e foshnjës, edhe kur është nxehtë. Kështu që çdo herë që fëmija juaj merr qumështin e gjirit, ata në thelb marrin ujë dhe të gjithë elementët ushqyes të nevojshëm.

Nëse jeni duke e ushqyer fëmijën tuaj me qumësht të gatshëm, ata gjithashtu marrin ujë të mjaftueshëm. Por kini kujdes – qumështit të gatshëm nuk duhet t’i shtohet ujë, përndryshe fëmija juaj nuk do të marrë të gjitha kaloritë dhe lëndët ushqyese të nevojshme.

Jepini fëmijës tuaj ujë vetëm pasi të ketë mbushur 6 muaj!

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë , foshnjat nuk kanë nevojë për ujë gjatë 6 muajve të parë të jetës së tyre. Pediatrit besojnë se është më e sigurt që foshnjave 6-12 muajsh t’u jepet 60 ml ujë. Por mos u habisni nëse fëmija juaj nuk është me të vërtetë i interesuar për të pirë ujë – kjo është normale për një fëmijë që ende po merr qumësht gjiri ose formulë.

Pse dhënia e ujit një foshnjeje 6 muaj mund të jetë e rrezikshme?

Dhënia e ujit foshnjave më të vegjël se 6 muajsh mund të shkaktojë kequshqyerje, sepse mund ta bëjë foshnjën të pijë më pak qumësht gjiri dhe të marrë më pak kalori dhe lëndë ushqyese.

Për më tepër, uji ose formula e ujit kur u jepet foshnjave të vogla mund të shkaktojë ‘dehje nga uji’, e cila ndodh kur përqendrimi i natriumit në gjak bëhet shumë i ulët. Pra ndodh nëse pini më shumë ujë sesa mund të dalë nga veshkat, ajo do të hollojë natriumin në gjak duke shkaktuar fryrje të qelizave. Dhe ky është një problem serioz, pasi mund të shkaktojë dhe vdekje.

Ndërsa rastet kur uji i dhënë një fëmije nuk është i pastër, ai gjithashtu mund të shkaktojë infeksione . Fatkeqësisht, ka raste kur prindër mendojnë që të shtojnë sasinë e qumështit të gatshëm duke e shtuar në ujë, por kjo vë në rrezik jetën e fëmijëve të tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN