MENU
klinika

"Është një vajzë e jashtëzakonshme"

Kristina Baki flet për miqësinë me Dua Lipën: Ja ku e njoha

11.03.2023 - 13:27

Kristina Baki ishte e ftuar në “Në kurthin e Piter Panit”, ku foli për shoqërinë me Dua Lipën, mënyrën si janë njohur dhe ç’mendim ka për këngëtaren me famë botërore.

“Unë mund të them se po, e kam shoqe Dua Lipën dhe jam shumë e lumtur për këtë, sepse dikur, në fillimit e karrierës së saj, kam qenë një fanse, e dëgjoja shumë muzikën e saj. Pata fatin ta njihja në pushimet verore”.

Më pas, ajo vijoi:

“Unë në fakt, me Duan jam njohur gjatë pushimeve verore, sepse bënim pushimet në të njëjtin resort dhe kemi kaluar momente shumë të bukura së bashku. Unë jam shumë e lumtur që e njoh Dua Lipën, sepse Dua, përveçse ka atë talentin aq të madh ne që e dimë të gjithë, ajo është një vajzë e jashtëzakonshme, ka një familje të mrekullueshme dhe është kombinimi perfekt i talentit, me zgjuarsinë, me punën, me të gjitha”.

Gjithashtu, shtoi se Dua zgjohej shumë herët për të mbajtur trupin në formë. “Dua Lipa punon edhe gjatë pushimeve. Zgjohej që në 4-5 të mëngjes, bënte vrap dhe mbante trupin në formë”, tha Kristina.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fotografohet në destinacionin e radhës

Dua Lipa i jep fund pushimeve në Shqipëri