MENU
klinika

Nga "The Independent"

Plani i emigracionit po i kthen britanikët kundër Sunak

13.03.2023 - 10:00

Fëmijët që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla do të ndalohen në qendrat e imigracionit sipas planit të Rishi Sunak për të trajtuar krizën, por kjo ka shkaktuar një reagim të ashpër midis konservatorëve të lartë, shkruan The Independent.

Aktivistët dhe deputetët kanë theksuar se projektligji lejon ndalimin e familjeve me fëmijë, duke anuluar një ndalim të futur nga qeveria e koalicionit të udhëhequr nga David Cameron një dekadë më parë.

Këshilli i Refugjatëve dhe ekspertë të tjerë kanë frikë se legjislacioni mund të lejojë dëbimin e fëmijëve të pashoqëruar nëse kthimi i tyre në vendin e tyre të origjinës konsiderohet i sigurt – një ide e mohuar nga qeveria.

Ish-sekretari i drejtësisë i konservatorëve, Robert Buckland tha për The Independent : “Ideja për të anuluar përfundimin e paraburgimit të fëmijëve është shqetësuese. Po rrezikojmë të bëjmë diçka mjaft drakoniane dhe të dëmtojmë reputacionin tonë për pak përfitim. Ne nuk duhet t’i mbyllim fëmijët – nuk është e drejtë.”

Buckland, i cili ka thënë se plani mund të mos funksionojë pa një marrëveshje kthimi me Francën dhe vendet e tjera të BE-së.

“Ne duhet të marrim siguri për dëbimin e fëmijëve. Duhet të adresohet,” tha ish-ministri.

Një tjeter ish-ministër konservator tha për The Independent se plani për të lejuar ndalimin e fëmijëve ishte “i neveristshëm”. Ata kanë frikë se kjo do t’u japë oficerëve të imigracionit fuqinë për të ndaluar të miturit, si dhe do të hapë mundësinë e largimit të tyre në fluturimet e dëbimit.

Kryepeshkopi i Jorkut Stephen Cottrell shprehu gjithashtu zemërimin e tij për planet për të ndaluar ata që mbërrinin me varka të vogla. Kleriku i lartë i Kishës së Anglisë i tha Observer se plani përbën “mizori pa qëllim”.

Shefi ekzekutiv i Këshillit të Refugjatëve, Enver Solomon, tha se kompetencat e reja “rifusin në mënyrë efektive ndalimin rutinë të fëmijëve dhe familjes si para vitit 2010”.

Solomon tha për The Independent : “Sipas projekt-ligjit, sekretari i brendshëm ka fuqinë t’i dëbojë ata nëse konsiderohet se është i sigurt në vendin e tyre të origjinës. Pra, kjo do të thotë se një fëmijë shqiptar i trafikuar që vjen i vetëm mund të deportohet në Shqipëri pasi Home Office thotë se është një vend i sigurt.”

Megjithatë, qeveria mohoi që fëmijët e pashoqëruar të deportoheshin në mënyrë rutinore, duke thënë se ata do të hiqen vetëm në “rrethana shumë të kufizuara përpara se të arrijnë moshën madhore”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sunak “u shpall luftë” shqiptarëve

Mediat angleze: Në 2023 do dëbohen më shumë emigrantë!

Sa kaluan Kanalin e La Manshit gjatë 2022?

Britania e Madhe publikon bilancin e emigrantëve