MENU
klinika

Nuk humb kohë!

Qetsori nis debatet e para me Luizin dhe Kiarën

05.03.2023 - 13:17

Qetsori, fituesi i “Big Brother 2”, u bë sërish pjesë e këtij formati mbrëmjen e djeshme dhe nuk ka humbur aspak kohë për tu futur në lojë duke sulmuar Luizin përmes “pikës së tij të dobët”, Kiarës.

Pas përfundimit të Prime-it, Kiara u përfshi në një diskutim me Oltën në lidhje me sulmet e saj për lidhjen e Kristit dhe Keisit, të cilat sipas moderatores mund të kenë ndikuar edhe në perceptimin që Sabiani ka krijuar për çiftin duke i parë ata nga jashtë. Konkretisht, Kiara iu referuar debatit të Oltës me Kristin pasditen e djeshme, për të cilin moderatorja tha se “ndryshoi atmosferën e shtëpisë”.

Në këtë moment, Qetsori ndërhyri në bisedën mes tyre, duke kërkuar leje të përfshihet në debate. Ai iu drejtua në fillim Kiarës duke nisur një diskutim paralelisht edhe Luizin.

Këngëtari iu drejtua duke thënë se ai është i vetëdijshëm se kur duhet dhe kur nuk duhet të bëhet pjesë e një debate me persona të tretë, duke i bërë të qartë se rregullorja nuk e lejon të flasë për ngjarje që kanë ndodhur para se ai të bëhet pjesë e formatit, pasi kjo konsiderohet informacion nga jashtë.

Nga ana tjetër, Qetsori tha se ka të drejtë të përfshihet në debtatet që ndodhin në shtëpi për të dhënë mendimin e tij, ndërsa në fund iu drejtua Kiarës duke i thënë se po fliste si “perëndeshë”.

Diskutimi:

K: Çfarë lidhje kishe ti këtu, po flisja me Oltën. Ti nuk ke qenë fare sot këtu, më vjen keq.

Q: Kam lidhje si nuk kam, do jetojmë në një shtëpi. Në një moment nëse të përfshij këtu, a bëj gabim?

L: Kur të vijë radha na përfshij, jepi mos e çaj kokën! Ti mund të përfshihesh në një ngjarje që ka ndodhur pasi ke hyrë këtu. E kupton ti kur duhet me ndërhy, dhe kur nuk duhet.

Q: Nuk ka nevojë me ça kokën. Më duket sikur keni vënë ca kushte, që nuk mundemi të bëjmë “këtë”. Dua ta di që nëse po ngacmoj diçka që ju e keni ngritur dhe nuk doni t’ju preket.

L: Ti je i zgjuar vetë, e di ku nuk duhet të ngacmosh.

Qetsori: Mençurinë time dhe tënden do ta shohim rrugës. Mund të jesh i mençur në një moment, më pak i mençur në një moment tjetër.

Luizi: Je aq i mençur sa ta kuptosh ku e kam fjalën. Herën e parë ta marr si gabim, të dytën, tendencioze.

Q: Merre tendencioze si të duash. Puna është se unë jetoj në realitetin që ndërtoj unë, jo në atë që më tregon ti. A ka ndonjë problem të ndërhyj në debat?

K: Po pse duhet të ndërhysh? Nuk kërkova mendimin tënd, mendimi yt nuk shërben për asgjë.

Q: Ishe duke folur si perandoreshë aty, duke thënë se ky debat na ka përfshirë gjithë shpinë.

K: Nuk më pëlqen të më drejtohesh me epitete të tilla, thjesht isha e përfshirë emocionslisht.

Qetsori: Po flisje gjithë kompetencë.

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë