MENU
klinika

Mosha vetëm një numër

Portieri 47-vjeçar vendos rekord në Superligë

11.04.2023 - 19:05

Georgi Petkov, portieri i Slavia së Sofies vendosi rekord të ri duke u bërë lojtari më i vjetër që ka luajtur një ndeshje në Superligën bullgare të futbollit. Në moshën 47 vjeç e 27 ditë, veterani e kaloi rekordin e vjetër (46 vjeç), vendosur në ndeshjen kundër Spartak Viarna-s po këtë sezon, ku luajti vetëm një minutë. CSKA e Sofies fitoi këtë fundjavë ndaj Slavisë së Sofies në derbi (0-2), por vëmendja u drejtua te kapiteni i Slavias.

Ndryshe nga sa kishte ndodhur në ndeshjen e fundit të luajtur, bullgari luajti plot 90 minuta, por paraqitja nuk ishte më e mira. Madje portieri përfundoi duke pësuar dy gola, në dy goditjet e vetme në portë të ekipit mik. Futbollisti i njohur si mjeshtri i humbjes së kohës, nuk mundi ta linte ndeshjen pa polemika. Përmes rrjetit social, Duckens Nazon, lojtar i CSKA e ka akuzuar Petkovin për ofendime raciste.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak