MENU
klinika

"Ai më quante heroin e demokracisë"

Roland Bejko: Mbështetësit e Berishës më kanë denigruar fytyrën

26.04.2023 - 22:10

Kandidati i Enkelejd Alibeajt për Tiranën, Roland Bejko, u ankua ndaj demokratëve dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një takim me qytetarët, Bejko deklaroi se dikur Berisha e quante heroin e demokracisë.

Ai tha se mbështetësit e Berishës i kanë denigruar fytyrën dhe i kanë mohuar gjithçka çfarë ka bërë për PD-në.

“Berisha më quante heroin e demokracisë. Mbështetësit e Berishës më kanë denigruar fytyrën dhe na kanë mohuar gjithçka çfarë kemi bërë për PD-në”, theksoi ai.