MENU
klinika

"Qarku i Vlorës do të jetë në krye të surprizave"

Zgjedhjet e 14 majit/ Meta mesazh nga jugu i Shqipërisë

23.04.2023 - 10:30

Kreu i PL, Ilir Meta ka ndarë në ‘Facebook’ pamjet nga turi i tij elektoral në jugun e Shqipërisë, ku sot do të ndalet në Delvinë.

Meta shkruan se nga Selenica në Konispol punohet më përkushtim dhe entuziazëm për ndryshim dhe se ‘Qarku i Vlorës do të jetë në krye të surprizave që do të sjellë 14 Maji!’.

Sakaq shton se kandidatët e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ do të punojnë me integritet dhe programe konkrete për t’i sjellë ndryshim qytetarëve.

Postimi i plotë:

Nga Selenica në Konispol punohet me përkushtim dhe entuziazëm për Ndryshimin dhe Qarku i Vlorës do të jetë në krye të surprizave që do të sjellë 14 Maji!

Kandidatët e “Bashkë Fitojmë” kudo mbizotërojnë me integritetin dhe programet e tyre konkrete, që sjellin zgjidhje dhe shërbime për qytetarët.

Bashkë Fitojmë!🇦🇱

#PartiaLirisë #BashkëFitojmë #Saranda #Konispol #14Maj #NdryshimMeÇdoCmim