MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A sjellin probleme pijet e gazuara “light” apo “zero”?

01.05.2023 - 10:02

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A sjellin probleme pijet e gazuara “light” apo “zero”?

Mjeku: Pijet e gazuara “light” ose “zero” ëmbëlsohen me lëndë kimike artificiale. Një nga idetë më të gabuara në shoqërinë tonë është ajo se pijet e gazuara, “light” janë më të shëndetshme sesa ato të zakonshmet. Në këto pije përdoren ëmbëlsues si: aspartame, suchraloze dhe sakarinë, të cilët vërtet ulin kaloritë e këtyre lëngjeve, por efekti që këto substanca kanë në shëndetin tonë nuk është ende i qartë. Debati është i hapur dhe janë të shumtë burimet që vënë alarmin se këto kimikate janë tepër toksike për qeliza të ndryshme të trupit tonë.

Përveç efektit të dyshimtë që mund të kenë në organizmin tonë, këto pije, e besoni apo jo, mund të shkaktojnë mbipeshë, edhe pse qëllimi i krijimit të tyre është krejt i kundërti!

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.