MENU
klinika

Putin e quajti tradhti revoltën e Wagner

Tensionet/ Prigozhin: Së shpejti do kemi president të ri

24.06.2023 - 12:47

Në një mesazh Telegram, organizata e Yevgeny Progozin i bëri të qartë presidentit rus se ai “bëri zgjedhjen e gabuar” dhe njoftoi zhvillimet në garën presidenciale të vendit.

“Putin bëri zgjedhjen e gabuar. Aq më keq për të. Së shpejti do të kemi një president të ri”, thuhet në mesazhin e “Wagner”.

Çfarë po ndodh në Rusi

Grupi Wagner, pas kërcënimeve të shumta i ka shpallur zyrtarisht luftë Rusisë. Thirrja për ‘kryengritje’ erdhi pasi Yevgeny Prigozhin, pretendon se ushtria e Moskës vrau një grup mercenarësh të tij gjatë një sulm në një kamp. Deklaratat e Prigoshin janë “një thirrje për konflikt të armatosur civil brenda territorit rus.” Prigozhin ka nisur kryengritjen e tij nga qyteti Rostov-on-Don, pranë kufirit me Ukrainën, ku banorëve u është thënë të qëndrojnë brenda. Presidenti rus, Vladimir Putin e ka cilësuar si një thikë pas shpine, rebelimin e tij, ndërsa ka mohuar rrezikun e një grushti shteti. Putin ka pranuar se situata në qytetin jugor të Rostov-on-Don, të marrë nga Wagner, mbetet e vështirë. Në qendër të Moskës kanë dalë në rrugë tanket dhe janë rritur masat e sigurisë dhe të gjitha objektet e rëndësishme janë nën vëzhgim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Agjenti i shërbimit sekret rus i FSB jep alarmin

“Rusinë e pret lufta civile, terrori dhe kaosi”