MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A është e nevojshme të lahen dhëmbët e qumështit?

25.07.2023 - 10:31

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A është e nevojshme të lahen dhëmbët e qumështit?

Mjeku: Shëndeti i gojës është gjithnjë i rëndësishëm. Nuk ka rëndësi se sa vjeç je! Prindërve u duket pak e çuditshme po t’u them se kujdesi më i mirë për dhëmbët është para se ato të shfaqen në gojë. Me fjalë të tjera, sapo bebet të fillojnë të ushqehen me qumësht. Në fakt këto janë konkluzione të shumë studimeve ndër vite. Mishrat e bebeve pastrohen me një leckë apo pambuk të njomur me ujë apo kamomil (jo me pastë dhëmbësh) për të kaluar më pas tek furçat shumë të buta të dizenjuara posaçërisht për ta. Kjo nënkupton edhe njëfarë masazhimi të mishrave që do të lehtësojë procesin e daljes së dhëmbëve në muajt në vazhdim. Shëndeti i dhëmbëve të qumështit reflekton direkt shëndetin e dhëmbëve të përhershëm, pasi edhe raporti i tyre është shumë i ngushtë. Direkt poshtë dhëmbëve të qumështit ndodhen folikujt e dhëmbëve të përhershëm.

Pasi fëmijët të arrijnë moshën dy vjeç, ata duhen inkurajuar që të kujdesen vetë për dhëmbët. Mbetet detyrë e prindërve që këtë proces t’ua bëjnë sa më të këndshëm, duke përdorur imagjinatën apo gënjeshtrat e bardha. Konsultohuni me dentistin tuaj për më shumë informacion.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.