MENU
klinika

"S’ka asnjë provë"

“Janë kontrabanduar armë nga Serbia në Kosovë”- Reagon KFOR

05.07.2023 - 11:55

Deputetja britanike Alicia Kearns, ka deklaruar se ka armë që po kontrabandohen nga Serbia në Kosovë me autoambulanca dhe janë dërguar në kishat ortodokse.

Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe ka theksuar se për këtë KFOR-i britanik është në dijeni.

Për këtë deklaratë, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka thënë se kjo ngjarje që është përmendur nga deputetja britanik i referohet vitit 2022 kur Batalioni Mbretëror Fusilier [regjiment ushtarak britanik] u punësua në veri të Kosovës në mbështetje të misionit të KFOR-it.

KFOR në deklarimin e tyre thanë se prezenca e supozuar e armëve ilegale është raportuar edhe në Shtabin e KFOR-it, por pas hetimeve të mëtejshme për të gjetur konfirmimin e kësaj, nuk ka dalë asnjë provë për atë që është raportuar.

“Nuk ka asnjë dëshmi edhe në lidhje me kontrabandën e supozuar të kryer përmes vijës kufitare administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kishat ortodokse me autoambulanca” – tha KFOR.

Tutje, nga ky mision thanë se për një informim të plotë, ky lloj aktiviteti i takon sundimit të ligjit, që është nën përgjegjësinë e Organizatave të Sigurisë së Kosovës.

Deputetja britanike deklaratat i kishte thënë më 4 korrik gjatë një diskutimi në kuadër të “Javës së Përkujtimit të Srebrenicës”.

“Qeveria është e vetëdijshme, me Fusilierët që sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR, se ka armë që kontrabandohen përtej kufirit nga Serbia në kishat ortodokse me ambulanca. Kur trupat tona janë vënë në dijeni për këtë dhe janë përpjekur të marrin leje për të shkuar dhe për t’i marrë ato, procesi i lejes zgjati shumë. Në momentin kur kishte leje– ndodhi e papritura– një ambulancë veçse kishte shkuar në kishë dhe i kishte nxjerrë jashtë përsëri të gjitha armët” – ka shpjeguar Kearns.

Tensionet në veri të Kosovës nisën më 26 maj 2023, kur kryetarët e rinj të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, hynë në ndërtesat komunale me asistimin e Policisë. Për të kundërshtuar këtë, qytetarë të komunitetit serb kanë mbajtur protesta.

Më 29 maj, nga përplasja e protestuesve me pjesëtarët e KFOR-it kanë mbetur të lënduar dhe plagosur 30 pjesëtarë të KFOR-it.

Po ashtu, protestuesit kanë sulmuar edhe policët, gazetarët dhe qytetarë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Do të takohem me përfaqësuesit e NATO-s dhe KFOR”

Kurti ‘ngre alarm’: Serbia po armatoset!


Shkupi ngre alarmin për sulme nga Rusia

Demiraj: Mali i Zi është më i rrezikuari në Ballkan

“Dështuan të mbajnë fjalën për dialogun"

BE-ja kritika Kosovës dhe Serbisë!

"A mos më kanë vendosur një çip në kokë?"

Vuçiç humb kontrollin, përplaset me gazetaren

Vendimi i Dodik do të ndezë luftën në Ballkan

Pse rezoluta për Srebenicën do të hapë “Kutinë e Pandorës”?

Ja nga kush po pret “dritën jeshile”

Pahor përgatit draftin për dialogun Kosovë-Serbi