MENU
klinika

Kriza Serbi-Kosovë

Lajçak: Takimi me Kurtin i vështirë, duhet të vazhdojmë diskutimet për hapa konkretë

04.07.2023 - 22:02

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak deklaroi pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se ka mirëkuptim për të çuar përpara kërkesat e BE-së.

Megjithatë, Lajçak u shpreh se ende duhet të vazhdojnë diskutimet për hapa konkretë. Ndër të tjera, Lajçak tha se BE nuk është e gëzuar që ka ndërmarrë masa ndaj Kosovës.

“Nuk është detyrë e lehtë, as situatë e lehtë. Kam pasur takime të rëndësishme me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti.

Diskutim të gjatë e sinqertë. Shumë të rëndësishëm. Duhet të zgjedh fjalët, ka mirëkuptim në nevojën për të ecur para në tri pikat që janë paraqitur nga BE-ja: shtensionim, zgjedhje të reja, dhe kthim në normalizim.

Ne nuk jemi fare të gëzuar që vihemi në këtë pozitë për të vendosur këto masa. Qëllimi i bisedës ishte që të arrijmë te pika që të hiqen masat dhe të arrijmë te pika paraprake.

“Dëshira ime është që të mos ketë masa ndaj Serbisë apo Kosovës. Unë do të shkoj në Beograd nesër”, theksoi ai.

Shkupi ngre alarmin për sulme nga Rusia

Demiraj: Mali i Zi është më i rrezikuari në Ballkan

“Dështuan të mbajnë fjalën për dialogun"

BE-ja kritika Kosovës dhe Serbisë!

"A mos më kanë vendosur një çip në kokë?"

Vuçiç humb kontrollin, përplaset me gazetaren

Vendimi i Dodik do të ndezë luftën në Ballkan

Pse rezoluta për Srebenicën do të hapë “Kutinë e Pandorës”?

Ja nga kush po pret “dritën jeshile”

Pahor përgatit draftin për dialogun Kosovë-Serbi