MENU
klinika

Çfarë dihet

Rolet e aktorëve të tjerë të filmit ‘Në Kuadër të Dashurisë’

08.07.2023 - 11:08

Dimë që “Në Kuadër të Dashurisë” do vijë premierë në tetor me protagonistë kryesorë Olta Gixharin dhe Luiz Ejllin.

Teksa dihet që Olta dhe Luizi do të luajnë si burrë e grua, së fundmi janë zbuluar edhe disa për rolet e aktorëve të tjerë të filmit.

Një tjetër histori dashurie është ajo e motrës së Oltës në film, Sara Hoxhës me Roerd Toçe ku kjo e fundit sapo është kthyer nga Italia.

Ndërsa përsa i përket prindërve të dy vajzave janë aktorët e njohur, Ndriçim Xhepa dhe Zamira Kita.

Ish-banorja e “BBV”, Dea Mishel Hoxha në këtë film do të ketë rolin e shoqes së ngushtë të Oltës, ndërsa Sotiraq Bratko do të ketë rolin e dajës së kësaj të fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Filmi që bëri bashkë Luizin dhe Oltën

Gjithçka duhet të dini për “Në kuadër të dashurisë”!