MENU
klinika

Vetëm me këto 3 përbërës shumë të thjeshtë

Si të trajtoni variçet në kushte shtëpie

26.07.2023 - 10:40

Variçet janë një problem shumë i shpeshtë tek njerëzit që zakonisht ndodh në moshat e mesme, kryesisht për shkak të angazhimeve ditore të tyre.

Ato shfaqen kur qarkullimi i gjakut nuk funksionon në mënyrë të rregullt, kur venat dhe kapilarët zgjerohen, apo për shkak të ndonjë gjendjeje inflamatore.

Në këtë artikull po ju tregojmë një mënyrë se si mund të trajtoni variçet në kushte shtëpie:

Vaj ulliri dhe hudhra të cilësisë së lartë, pasi ato të cilësisë së ulët nuk kanë të njëjtat veti.

Përbërësit: 12 thelpinj hudhre, ½ gotë vaj ulliri ekstra i virgjër, lëngun e një limoni, një kavanoz qelqi.

Qëroni thelpinjtë e hudhrës, i prisni në gjysmë dhe i grini derisa të përftoni një pastë. Hidhni hudhrën e shtypur në një kavanoz qelqi dhe shtoni vajin e ullirit dhe lëngun e limonit. Mbyllni kavanozin fort dhe lëreni në një vend të freskët dhe të errët gjatë gjithë natës. Të nesërmen në mëngjes, filtroni përzierjen dhe filloni të masazhoni pjesët ku keni variçe apo kapilarë të thyer.

Masazhimi këshillohet të bëhet në formë rrethore dhe përbërja të qëndrojë në trup për një orë derisa të përthithet. Më pas mund ta shpëlani me ujë të ftohtë. Këtë përbërje duhet ta bëni të paktën tri herë në javë, mundësisht në mbrëmje për rezultate sa më pozitive.