MENU
klinika

Sipas dermatologëve

Si ta kuptoni që duhet të ndryshoni rutinën e kujdesit për lëkurën

17.08.2023 - 11:34

Të gjithë ne kemi rutinën tonë individuale për kujdesin ndaj lëkurës. Nga larja tek kremi hidratues apo serumi, pak rëndësi ka procesi nëse trajtimi i duhur e bën lëkurën të duket mirë. Por, çfarë ndodh nëse lëkura nuk ka më shkëlqim? Ose po duket e pashëndetshme dhe ju nuk gjeni dot arsyet pse. Sipas ekspertëve, ky është momenti kur ju duhet të ndryshoni rutinën e kujdesit që të shihni rezultatet e pritshme.

Ju keni përdorur të njëjtat produkte gjithmonë

Përdorni ende të njëjtin toner që nga shkolla e mesme? Ndoshta është koha për të bërë një ndryshim. Vance Soto, themelues i The OleHenriksen Face/Body Spa thotë, “Lëkura juaj do të ndryshojë me kalimin e kohës dhe do të kërkojë produkte të ndryshme në varësi të qëllimeve tuaja. Me shumë mundësi do të vini re një ndryshim domethënës nëse zgjidhni produkte për lëkurën sipas moshës tuaj”.

Ju nuk po shihni më rezultate

Nëse keni përdorur një lloj trajtimi kundër akneve, por ato sërish shfaqen ky është momenti që të provoni disa produkte të reja. “Nëse nuk keni parë më rezultate nga regjimi aktual, është koha të kërkoni ndihmë profesionale”, shpjegon Soto.

4 shenja që tregojnë se është koha të ndryshoni

Ndryshimi i sezonit

Në varësi të vendit ku jetoni, mund të rivlerësoni rutinën e kujdesit disa herë në vit, veçanërisht nëse lëkura juaj reagon ndaj motit. “Vera mund të kërkojë një hidratues më të lehtë dhe më shumë SPF, ndërsa dimri mund të kërkojë më shumë lagështi dhe përbërës ushqyes për ajrin e thatë të dimrit”, thotë Soto. Mos harroni, pavarësisht stinës ju duhet të përdorni krem kundër diellit gjatë gjithë vitit.

Lloji i lëkurës ka ndryshuar

Nëse lëkura papritmas është e thatë, e irrituar, ju duhet të eksploroni produkte me përbërës të ndryshëm. “Me kalimin e kohës lëkura jonë mund të ndryshojë, duke çuar në irritime nga përbërësit që më parë nuk ju shqetësonin. Kushtojini vëmendje shenjave paralajmëruese dhe ndërprisni përdorimin e produkteve”, thotë Soto.

4 shenja që tregojnë se është koha të ndryshoni

A duhet të filloni një rutinë krejtësisht të re për kujdesin e lëkurës menjëherë?

Dermatologia Macrene Alexiades thotë se që të ndërrosh të gjitha produktet menjëherë nuk është një ide e zgjuar. “Unë rekomandoj të ndryshoni një produkt në një kohë dhe të mos ndryshoni të gjithë rutinën menjëherë. Provoni një produkt të ri çdo javë”.

Mënyra e duhur për të ndërruar produktet

Blerja e një linje të re produktesh për kujdesin ndaj lëkurës duket emocionuese, por nuk ka nevojë të shpenzoni shumë para. “Është më e rëndësishme të ndërroni produktet që përdorni çdo ditë, veçanërisht hidratuesin, pastruesin dhe serumin tuaj”, thotë Dr. Alexiades.

Së fundmi, nëse nuk po bëni eksfolim, është thelbësore ta bëni  rregullisht për të siguruar që produktet thithen nga qelizat e freskëta të lëkurës. “Eksfolimi i rregullt është thelbësor për të hequr qelizat e vdekura të lëkurës dhe për të nxitur qarkullimin e qelizave dhe për ta mbajtur lëkurën të lëmuar dhe rrezatuese”.