MENU
klinika

Ja ç’zbuloi një studim

A na ka dëmtuar psikologjikisht Facebook?

11.08.2023 - 12:45

Rezultatet e një studimi të kryer në 72 vende, më i madhi shkencor i këtij lloji të kryer ndonjëherë, ndoshta do të jenë befasuese për shumë njerëz.

Në studim, shkencëtarët e Oksfordit nuk gjetën prova që lidhin përdorimin e Facebook me dëmtimin psikologjik.

Botuar nga Royal Society, studimi i Oksfordit përdori të dhëna nga gati një milion njerëz në 72 vende nga viti 2008 deri në vitin 2019 dhe shfrytëzoi të dhënat aktuale të përdorimit individual nga miliona përdorues të Facebook në mbarë botën për të parë më konkretisht ndikimin e platformës në mirëqenien e përdoruesve.

Pavarësisht pretendimeve të njohura për ndikimin e rrjeteve sociale, hulumtimi i Institutit të Internetit të Oksfordit nuk gjeti “asnjë provë” se përhapja e Facebook kishte lidhje negative me mirëqenien.

Megjithatë, studiuesit thanë se hulumtimi i tyre nukl është dëshmi se Faceook është i mirë për mirëqenien e përdoruesve. Thjesht të dhënat globale nuk e mbështesin idenë që zgjerimi i rrjeteve sociale ka një lidhje negative në mirëqenien e njerëzve.

Analiza e tyre tregoi se lidhja midis Facebook dhe mirëqenies ishte pak më pozitive për meshkujt sesa për femrat, por kjo tendencë nuk ishte domethënëse.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN