MENU
klinika

“Gran Turismo”

Do e shikoni? Ky film po ia kalon “Barbie”-t

29.08.2023 - 09:40

“Barbie” është aktualisht filmi më fitimprurës i vitit, por duket se mbretërimi i tij do të përfundojë shumë shpejt.

Filmi “Gran Turismo” e ka nisur shumë mirë dhe në fundjavën e tij të parë ka fituar 17,3 milionë dollarë, ndërkohë që “Barbie” kishte grumbulluar 17,1. Duket se ky film, ku interpretojnë Orlando Bloom David Harbour dhe Archie Madekwe, do të jetë i pari sa i përket fitimeve totale në kinematë e gjithë botës.

“Gran Turismo”, që është i bazuar në historinë e vërtetë të Jann Mardenborough, një adoleshent i fiksuar pas videolojës me të njëjtin emër i cili u bë pilot i vërtetë, është prodhuar me një buxhet për 60 milionë dollarësh.

Kujtojmë se “Barbie” ka kaluar “The Super Mario Bros. Movie” (574 milionë dollarë) për t’u bërë hiti më i madh vendas i vitit. Me 1.34 miliardë dollarë në mbarë botën, “Barbie” do të kalojë gjithashtu së shpejti shifrën kryesore të “Mario” me 1.35 milionë dollarë në mbarë botën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Debutimi më i madh për një regjisore femër

“Barbie” bën histori!