MENU
klinika

Totalisht e rikonstruktuar

Përfundon aksi Levan-Vlorë, Rama nxjerr videon

01.08.2023 - 09:27

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me publikimin e pamjeve nga rruga e re Levan-Vlorë.

Në llogarinë e tij në “facebook” kreu i qeverisë, krah videos së postuar ka shkruar se rruga e re Levan-Vlorë është rikthyer për banorët e zonës totalisht e rikonstruktuar.

Ndër të tjera Rama thekson se rruga iu ofrohet qytetarëve me standarde.

“MIRËMËNGJES 😊

dhe me aksin e përfunduar Levan-Vlorë, i rikthyer në funksion të udhëtarëve me standarde, sinjalistikë dhe të gjitha parametrat e sigurisë rrugore, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ulja e temperaturave nuk ia ul ritmin qytetit

Trafiku i rënduar në Vlorë ‘paralizon’ disa rrugë!

Shkurton distancën Vlorë-Tiranë

Hapet bypass-i i Fierit