MENU
klinika

Ç’thotë studimi i ri

Truri i njerëzve mbipeshë është ndryshe nga ata me peshë normale

09.08.2023 - 10:31

Duket se truri i njerëzve mbipeshë ka qendra të ndryshme të kontrollit të oreksit krahasuar me ata me peshë normale. Kjo është gjetja e një studimi më të ri sipas SkyNews. Por, si e shpjegojnë studuesit lidhjen mes trurit dhe oreksit?

Ajo çfarë ne hamë, duke përfshirë dhe gjenetikën, mjedisin ku jetojmë, janë faktorë të rëndësishëm thonë studiuesit.

Studimet kanë treguar se hipotalamusi, një zonë e vogël e trurit me madhësinë e një bajameje luan një rol të madh. Dr. Stephanie Brown, nga Departamenti i Psikiatrisë në Universitetin e Kembrixhit, tha: “Edhe pse ne e dimë se hipotalamusi është i rëndësishëm për të përcaktuar se sa hamë, ne në fakt kemi shumë pak informacion të drejtpërdrejtë për këtë zonë të trurit tek njerëzit.”

Truri i njerëzve mbipeshë është ndryshe nga njerëzit me

Për të kapërcyer këtë, studiuesit përdorën një algoritëm duke analizuar skanimet e trurit të marra nga 1,351 të rinj në Mbretërinë e Bashkuar. Ata kërkuan dallime në hipotalamus kur krahasuan individët që janë nën peshë, peshë të shëndetshme, mbipeshë ose obez.

Sipas gjetjeve, vëllimi i përgjithshëm i hipotalamusit ishte më i madh në grupet e të rinjve mbipeshë. Dallimet ishin më të dukshme në ato zona të hipotalamusit që kontrollojnë oreksin përmes çlirimit të hormoneve për të balancuar urinë dhe ngopjen.

Truri i njerëzve mbipeshë është ndryshe nga njerëzit me

Pra, sapo e morëm edhe një mësim të ri nga shkenca!

Ç’duhet të dimë për obezitetin

Truri i njerëzve mbipeshë është ndryshe nga njerëzit me

Gjithashtu është shkaktar i dhjetra sëmundjeve të tjera, përfshirë këtu sëmundjet e zemrës dhe kancerin.

Masat parandaluese:

-Bëni pjesë të dietës suaj sa më shumë zarzavate dhe fruta të freskëta?-Konsumoni më shumë yndyrna bimore dhe më pak ato shtazore?-Përdorni me masë kripërat dhe sheqernat?-Shmangni konsumimin e alkoolit dhe duhanit?-Bëni vazhdimisht aktivitet fizik