MENU
klinika

Mbi një orë takim në qeli

Çfarë është diskutuar mes ministrit grek dhe Fredi Belerit

15.09.2023 - 12:21

Ministri i Brendshëm grek, Johanis Ikonomu ka takuar në paraburgim krybashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Mësohet se takimi mes tyre ka zgjatur mbi nje ore.

Sipas News24, ministri Ikonomu hyri në ambientet e brendshme të burgut të Durrësit, ku është takuar me Belerin.

Mësohet se ata kanë diskutuar në lidhje në lidhje me nisjen e procesit gjyqësor dhe situatën e tij pas arrestimit.

Takimi vjen 1 ditë pasi gjykata vendosi një ditë më parë nisjen e gjykimit në ngarkim të Fredi Belerit.

Beleri u arrestua më 12 maj për blerje votash dhe pavarësisht se ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë në shkallë të ndryshme të gjyqësorit, mbetet në qeli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Do të ketë pasoja për Shqipërinë"

Arrestimi i Belerit, Mitsotakis reagon ashpër ndaj Ramës

Analizon reagimin e Greqisë për çështjen e Fredi Belerit

“Deti”, Nazarko: Dy palët kanë arritur nivel të kënaqshëm marrëdhëniesh