MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Sa lindje çezariane mund bëjë një grua?

23.09.2023 - 12:10

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Sa lindje cezariane mund bëjë një femër?

Mjeku: Nuk ka një numër të caktuar për të kufizuar SC (sectio cezarea-an) ose lindjen cezariane. Por dihet që sa më shumë ndërhyrje të bëhen, aq më shumë zgjatet koha operative dhe aq më shumë komplikacione do të lindin. Çdo ndërhyrje sjell formimin e adherencave (ngjitjeve) ndërmjet organeve në hapësirën e barkut.

Adherencat bëhen burim dhembjesh pasi pengojnë lëvizjen e organeve të brendshme dhe në të njëjtën kohë mund të bëhen burim infertitliteti. Gjithashtu, lindjet e shumta të kësaj kategorie rrisin mundësitë për të dëmtuar fshikëzën e urinës ose zorrët. E rrezikuar është gjithashtu edhe vendvendosja e placentës në barrën pasardhëse, inserimi dhe lidhja e saj me muskulin e mitrës. Prandaj, pas çdo lindjeje me operacion, është e këshilluar dhe e mundur lindja në rrugë natyrale nëse nuk ka probleme serioze të shtatzënisë pasuese.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.