MENU
klinika

Asambleja në New York

Vuçiç provokon në OKB: Nuk e njohim Kosovën e pavarur!

19.09.2023 - 20:34

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka provokuar nga asambleja e OKB-së në New York, teksa deklaroi se Serbia nuk e njeh Kosovën e pavarur.

Vuçiç tha gjithashtu se po pret që përfaqësuesit evropianë t’i mbajnë atij “ligjërata për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë”.

“Së pari do të më mbajnë një ligjëratë për 7-8 minuta, pastaj të gjithë të tjerët do të më mbajnë leksione. Unë do t’i dëgjoj pastaj do t’u them se unë e udhëheqi Serbinë si president dhe përderisa kjo është kështu, atëherë do të udhëheqim një politikë të tillë. Ne e dimë se si kemi kaluar me sanksione. Pse të marrim pjesë në gjëra të tilla”, tha Vuçiç.

Vuçiç ka thënë se ka dëgjuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden dhe ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, në fjalimin në Asamblenë e OKB-së.

“Bideni në fjalimin e tij përmendi integritetin territorial, sovranitetin dhe vetëm te e treta të drejtat e njeriut si vlera më të larta të njerëzimit. Disa herë iu referua Kartës së OKB-së dhe akteve të OKB-së”, tha Vuçiç, i cili shtoi se në fjalimin e tij do të përmendë bombardimet e NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë në vitin 1999.

“Edhe tani nuk i njohin rregulloret e OKB-së, përfshirë edhe rezolutën 1244. Ne që jemi të vegjël, më mirë ta kuptojmë me kohë sa të vegjël jemi dhe se të mëdhenjve u lejohet çdo gjë. Ende nuk e kam kuptuar sa të vegjël jemi, ndoshta me këto predikime do të më bindin, por nuk jam i sigurt. Të gjithë të mos e humbin rastin të më japin një mësim për moralin e çdo gjë si dhe në çfarë mënyre të vendosin sanksione”, tha Vuçiç.

Ai ka thënë më tej se nuk “e njohin Kosovën e pavarur”.

Vuçiç ka thënë se në New York ka pasur takime gati me gjithë liderët evropianë. Ka thënë se do të hanë darkë me presidentët e Ballkanit Perëndimor. Po ashtu ka treguar se është takuar me presidentin e Këshillit Evropiam, Charles Michel, si dhe me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

“Kam biseduar me presidentin turk për çështjet rajonale për vizitën e tij në Serbi. Do të kem një takim edhe me Miroslav Lajçakun dhe me të gjithë ata që duhet të bisedojë për situatën në Kosovë”, tha Vuçiç.

Shkupi ngre alarmin për sulme nga Rusia

Demiraj: Mali i Zi është më i rrezikuari në Ballkan

“Dështuan të mbajnë fjalën për dialogun"

BE-ja kritika Kosovës dhe Serbisë!

"A mos më kanë vendosur një çip në kokë?"

Vuçiç humb kontrollin, përplaset me gazetaren

Vendimi i Dodik do të ndezë luftën në Ballkan

Pse rezoluta për Srebenicën do të hapë “Kutinë e Pandorës”?

Ja nga kush po pret “dritën jeshile”

Pahor përgatit draftin për dialogun Kosovë-Serbi