MENU
klinika

Sara Hoxha pranoi hapur se e ka bërë

Buzëqeshja ‘gummy smile’ dhe botoksi: Ja efektet anësore

12.10.2023 - 08:12

Buzëqeshja juaj është një pjesë e rëndësishme e identitetit tuaj. E nëse dëshironi ta përmirësoni, një nga mënyrat më të mira është të ndryshoni disi formën dhe pozicionin e buzëve.

Çfarë është Gummy Smile?

Gummy Smile është një nga problemet më të zakonshme kozmetike dentare – kur mishrat e dhëmbëve shfaqen shumë kur buzëqeshni. Nëse keni këtë buzëqeshje, rekomandohet të vizitoni një kirurg plastik profesionist, që do t’ju ekzaminojë dhe do t’ju këshillojë për mënyrën më të mirë të trajtimit.

Mënyrat e trajtmit janë si jokirurgjikale dhe kirurgjikale. Botoksi është forma më e thjeshtë për të korrigjuar gummy smile. Sidoqoftë, duhet të konsultoheni me specialistin për të përcaktuar nëse trajtimi me botoks është i përshtatshëm për ju.

Pse përdoret botoksi?

Botoksi është i shpejtë dhe përgjithësisht jo invaziv, pra ideal për individët që duan të shmangin kirurgjinë. Efekti zgjat tre muaj, ndaj duhet të përsëritet.

Buzëqeshja ‘gummy smile’ dhe ndërhyrja me botoks:

Efektet e vogla anësore

– siklet në vendin e injektimit
– mavijosje
– inflamacion dhe skuqje në vendin e injektimit
– zgjatje e buzës së sipërme
– buzëqeshje josimetrike
– të përziera

Efektet anësore janë të rralla, zakonisht ndodhin disa ditë pas trajtimit dhe zhduken vetë brenda disa javësh.

Efektet anësore serioze

Botoksi mund të lëvizë nga muskuli i synuar në pjesë të tjera të trupit, gjë që mund të shkaktojë efekte anësore të rrezikshme.

– vështirësi në frymëmarrje
– vështirësi në gëlltitje
– probleme në të folur
– çrregullime të shikimit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN