MENU
klinika

Tensione, ironi dhe zëra për ndarje

Çfarë nuk u pa në premierën e filmit të Luizit dhe Oltës

15.10.2023 - 12:35

Premiera e “Në Kuadër të Dashurisë” bëri bashkë VIP-at e vendit tonë, duke u shndërruar edhe në një pasarelë në tapetin e kuq. Po si çdo event, edhe këtë herë pati shumë për të diskutuar. Incidente, veshje të ekzagjeruara, apo edhe hatërmbetje u vunë re përgjatë kësaj premiere.

Paparaci i “Panoramës”, ishte pjesë e këtij eventi, duke sjellë për lexuesit tanë edhe ato që nuk u panë në rrjetet sociale, apo edhe në lajmet “online”. Le të sjellim disa prej momenteve më pikante të kësaj mbrëmjeje.

Tensione dhe ironi mes Luizit dhe Oltës edhe në “backstage”

Kemi folur shpesh për marrëdhënien e tensionuar të Luizit dhe Oltës, ndonëse në këtë film luanin rolin e dy të dashuruarve. Ndonëse gjithnjë e kanë përshkruar marrëdhënien në punë si të mirë, duket se tensionet mes tyre nuk kanë munguar. Madje, edhe natën e premierës, tensionet kanë qenë të dukshme. Ndonëse protagonistë të filmit, dyshja nuk u fotografua asnjëherë së bashku, madje dhe në skenë, sapo përfunduan përshëndetjen, u larguan menjëherë.

Por, duket se ironitë kanë vijuar edhe në “backstage”, ku siç shihet, mes aktorëve të tjerë, Olta dhe Luizi kanë zgjedhur as mos ta vështrojnë njëri-tjetrin në sy. Megjithatë, disa batuta mes tyre janë bërë, ndonëse me palët e treta. Duket se raporti mes të dyve, tashmë është i mbyllur përfundimisht. Një tension i tillë u vu re edhe në natën e parë të “Dancing with the Stars”, ku teksa ishin në skenë, u vu re “indiferenca” e Luizit dhe Oltës, teksa u pyetën për eksperiencën e tyre në film. Luizi fillimisht nuk dha asnjë koment, ndërsa ishte Olta ajo që “theu akullin”, duke komentuar vijën melodike.

Truprojat shpëtojnë Luizin nga fansat, por vëmendja e tij është për Kiarën

Protagonistët e “Në Kuadër të Dashurisë” shijuan mbrëmjen e tyre mes fansave që ishin kuriozë si për të parë filmin, ashtu edhe për të parë personazhet e tyre nga afër. Natyrisht që një vëmendje të madhe kishte për Luizin, i cili që pas fitores së “Big Brother”, vijon të mbetet ndër imazhet më të dashura për publikun. Prania e tij në këtë event, ka elektrizuar të pranishmit, që menjëherë kanë përfituar nga momenti për t’i shkëputur një foto.

Por, duket se dashamirësia e fansave, ka shkaktuar jo pak probleme, të paktën për sigurinë e këngëtarit.

Ashtu si duket edhe në foto, truprojat mezi kanë mundur që ta shkëpusin Luizin nga turma e grave që veç fotove, nuk humbin mundësinë edhe ta puthnin e bisedonin me të.

Por, teksa shumë prej të pranishmëve ishin fansa të tij, sytë dhe vëmendja e Luizit ishte vetëm për partneren e tij, Kiarën.

Çifti mbërriti së bashku në eventin e organizuar dhe përgjatë gjithë kohës nuk i janë larguar nga njëri-tjetri. Ashtu si duket edhe nga shkrepjet e paparacit tonë, një incident i vogël ka ndodhur me Kiarën te shkallët dhe menjëherë Luizi i ka ardhur në ndihmë. Një gjest ky prej kavalieri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Luizi merr informacion nga jashtë

“Po doli Kiara, dil! Ia kanë dhënë Oltës”