MENU
klinika

“Lirinë se kisha humbur asnjëherë”

Ish-luftëtari i UÇK-së: Ishte një tentativë për të na trembur!

10.10.2023 - 18:32

Ish-anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, ka folur pas lirimit nga qelia me vendim të Gjykatës së Apelit në Tiranë ku është shprehur se “lirinë se kisha humbur asnjëherë”.

Në një prononcim për mediat, Goxhaj u shpreh se arrestimi i tij “ishte një tentativë për të na trembur, për të na frikësuar e për të na hequr nga rruga jonë dhe për të na mbushur mendjen që nuk ishim në një rrugë të drejtë”.

“Sot arritëm t’ju tregojmë sërish që jemi në rrugën e drejtë dhe kemi luftuar drejtë”, theksoi ai.

“Lirinë nuk e kisha humbur asnjëherë, as unë as UÇK, as ata që janë në Hagë, askush nuk e ka humbur lirinë. Ishte një tentativë për të na trembur, për të na frikësuar e për të na hequr nga rruga jonë dhe për të na mbushur mendjen që nuk ishim në një rrugë të drejtë. Sot arritëm t’ju tregojmë sërish që jemi në rrugën e drejtë dhe kemi luftuar drejtë”, tha ai.

Kujtojmë se ditën e sotme (10 tetor) Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë dhe ka refuzuar ekstradimin e Dritan Goxhajt në Hagë, si dhe ka urdhëruar lirimin e tij nga qelia.