MENU
klinika

Fshini çdo njollë të vështirë me këto 4 metoda

Ndryshimi i gardërobës së vjeshtës nis nga dollapi

06.10.2023 - 08:50

Me siguri ka ndodhur të gjithëve që të vazhdoni të dilni me sandale dhe fustane të lehta verore me ndonjë triko përsipër, vetëm e vetëm sepse ndërrimi i rrobave të stinës nga dollapët e kutitë ku i keni futur, është një nga ato punët e bezdisura që i shtyni në pafundësi. Megjithatë është koha të merrni situatën në kontroll dhe të shpëtoni nga kjo bela. Para se të bëni, duhet të lani dhe dezinfektoni dollapet, sirtarët dhe komodinat e drurit ashtu siç duhet.

Living ju zbulon disa truke interesante që do ju shndërrojnë në një super zonjë shtëpie. Janë shumë ekonomike dhe efektive. Ja për çfarë bëhet fjalë :

Uthull dhe vaj ulliri: Shtoni në një enë të dy lëngjet në masë të barabartë dhe përziejini me një lugë druri. Më pas merrni një peshqir pambuku dhe fërkoni sipërfaqen e drunjtë. Lejeni të pushojë për një orë. Kaloni sërish një leckë të thatë. Rezultati do të duket menjëherë.

Majoneza: Nëse doni të hiqni njollat e ujit mbi sipërfaqen e drurit shtoni pak majonezë dhe lëreni të thahet. Më pas pastrojeni me një sfungjer të butë derisa njolla të hiqet plotësisht.

Tapat e verës: Me siguri i keni hedhur gjithmonë tapat e shisheve të verës, por nuk duhet ta bëni më. Ato arrijnë të fshijnë edhe njollat më të vështira nga mobiljet. Mjafton t’i lini për disa orë në një enë me ujë dhe lëng limoni dhe më pas të fërkoni sipërfaqen e pisët.

Vazelina: Vazelina gjend vend kudo. Nëse mobiljet tuaja janë gërvishtur, atëherë përdoreni. Lyeni zonën e dëmtuar me vazelinë të shkrirë dhe më pas fërkojeni me një napë. Shtresa yndyrore e vazelinës i jep shkëlqim mobiljeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Harrojini nuancat e mërzitshme të tokës

E KUQJA është gjithçka që ju duhet për vjeshtën

Mbani shënim për këtë dimër goca...

Stela Sallaku përzgjedh 3 trendet më “in” të sezonit