MENU
klinika

Të parat në botë!

Kufjet M3, bateria e të cilave thuhet se nuk mbaron kurrë

14.01.2024 - 11:29

Gjatë eventit CES 2024 të mbajtur në Las Vegas, kompania 3M ka prezantuar kufjet e para në botë të cilat karikohen me energji diellore.

Pajisja 3M PELTOR WS ALERT XPV për karikimin e saj përdor një teknologji të qelizave diellore e quajtur Powerfoyle, e cila tërheq energji kur pajisja është e ekspozuar në dritë.

Gjithashtu, kufjet përmbajnë edhe lidhje Bluetooth, mikrofon, dhe një aplikacion për monitorimin e baterisë.

3M thekson se jetëgjatësia e baterisë me litium-jon shkon deri në 80 orë me një karikim të vetë, dhe çmimi fillestar i pajisjes është rreth 547 euro.