MENU
klinika

Studimi

Si ndikon gjumi gjatë ditës në shëndetin dhe vëllimin e trurit

27.01.2024 - 13:09

Me sa duket, studiuesit janë në një mendje kur thonë se një dremitje e lehtë gjatë ditës i bën mirë trurit tuaj! Një studim i botuar në revistën Sleep Health zbuloi se një sy gjumë i shpejtë lidhet me një vëllim më të madh të trurit me kalimin e viteve.

Ndërsa plakemi, truri ynë zvogëlohet në madhësi dhe peshë me rreth 5% pas çdo dekade. Sidomos pas moshës 40 vjeç dhe pak më shpejtë pasi festoni ditëlindjen tuaj të 70-të.

Duket se gjumi i ditës ndikon në ndryshimet e funksionit njohës që vijnë me plakjen, sipas National Institutes of Health.

Për të qenë të saktë, ata që bënin një sy gjatë ditës kishin një ndryshim prej 2.6 deri në 6.5 vjet në plakjen e trurit sesa ata që e kalonin ditën pa gjumë.

“Gjetjet tona tregojnë se për disa njerëz, dremitjet e shkurtra ndihmojë në ruajtjen e shëndetit të trurit, ndërsa plakemi”, tha Dr. Victoria Garfield, autore e këtij studimi.

Si ndikon gjumi gjatë ditës në shëndetin dhe vëllimin e
FOTO: STOKKETE

Studiuesit nga University College në Londër dhe Universiteti i Republikës në Uruguaj analizuan rezultatet e shëndetit dhe funksionit njohës midis personave që kanë një predispozitë gjenetike për të fjetur gjatë ditës dhe atyre që nuk e bëjnë këtë.

U ekzaminuan disa sjellje, mjedise ose faktorë duke parë dallimet gjenetike dhe mënyrën si ato ndikojnë ndaj sjelljes apo mjedisit te trupat e njerëzve. Studiuesja shpjegoi se ky hulumtim arriti të gjente një “lidhje të rastësishme” që dëshmonte se dremitja çonte drejtpërdrejt në një vëllim më të madh të trurit.

Ekspertët madje kanë pohuar se gjumi gjatë ditës mund t’ju bëjë punonjës më të mirë dhe prindër më të mirë.

Ky hulumtim vjen pak kohë pasi shumë njerëz po e marrin seriozisht çështjen e gjumit gjatë ditës, ndërsa kërkimet në Google për gjumin janë rritur në maksimum vitin e kaluar.