MENU
klinika

Të preferuarat e sezonit

Si të pastrosh Uggs dhe çdo këpucë tjetër prej tekstili?

19.01.2024 - 07:12

Uggs njihen si çizmet e ditëve të ftohta pa shi, por nuk ka pse të jenë të tilla kur njeh teknikat e duhura për t’i pastruar. Nicole Kidman u komentua shumë kur foto të saj me Uggs në një ditë me shi u publikuan online. Veshja ishte kombinuar bukur dhe dukshëm çizmet ta lejojnë këtë, duke shtuar këtu edhe ngrohtësinë.

Që të kesh dhe ti rehatinë e Nicole dhe t’i veshësh me vetëdije edhe në ditë me shi këto çizme, do të listojmë disa teknika për t’i pastruar kollaj fare.

Si të pastrosh Uggs (dhe çdo këpucë tjetër prej

Nëse je person i organizuar dhe i fiksuar me motin që ta përshtasësh me veshjen, mos i shmang Uggs në ditë me shi. Ajo që duhet të bësh është të përdorësh një spërkatës për ta bërë të pamundur që uji të depërtojë.

Si të pastrosh Uggs (dhe çdo këpucë tjetër prej

Nëse është tepër vonë dhe njollat e ujit janë aty ndiq këto këshilla:

Uthull e bardhë dhe ujë: përzieji dy përbërësit. Aplikoje lëngun në këpucë dhe fshi me një letër të pastër sipërfaqen për të thithur ujin e tepërt. Shpërlaje me ujë të pastër dhe lëre të thahet.

Si të pastrosh Uggs (dhe çdo këpucë tjetër prej

Nëse përton mund të blesh spërkatës të gatshëm që ndihmon me heqjen e papastërtive. Në këtë rast duhet fshirë çizmja nga papastërtitë dhe më pas duhet aplikuar spërkatësi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN