MENU
klinika

Bazohuni në përvojën e mamasë tuaj

Tetë këshilla për nënat e reja

01.02.2024 - 09:50

Kohët kanë ndryshuar, brezat e sotëm shumë gjëra i realizojnë ndryshe nga parardhësit, por megjithatë ndjenja e mëmësisë mbetet e njëjtë në çdo kohë. Kush më mirë se nënat me përvojë mund të mësojnë dhe këshillojnë nënat e reja për të përballuar sa më lehtë këtë periudhë me ndryshime të mëdha? Po ju rendisim disa nga këshillat më të zakonshme të nënave të vjetra për vajzat e tyre, që sapo janë bërë nëna.

1. Lëri gjërat të rrjedhin natyrshëm
Mos u sforco për shtëpinë që është bërë rrëmujë, për diçka që ngeli pa bërë. Gjithmonë ka kohë për të tilla gjëra, prandaj përpiquni të shijoni momentet e çmuara të rritjes së fëmijës, të cilat nuk kthehen më.

2. Mos bëj krahasime
Çdo nënë ka mundësItë dhe aftësitë e saj. Nuk ka pse të jeni në garë me njëra-tjetrën.

3. Mos u përpiq të jesh perfekte
Gabimet janë normale, mos u përpiqni të arrini perfeksionin.

4. Jepuni hapësirë fëmijëve tuaj
Mos u bëni shumë protektive ndaj fëmijëve, sepse në vend që t’i mbroni i bëni të paaftë për t’u përballur me jetën.

5. Tregojini fëmjëve se i doni
Prindërit gjithmonë e tregojnë dashurinë me vepra, por është mirë që fëmijët ta dëgjojnë edhe me fjalë se ju i doni.

6. Mos u ndjeni fajtorë se punoni
Nëse puna është sipas zgjedhjes së lirë apo nevojës ekonomike, një nënë kurrë nuk duhet të ndihet në faj se po punon. Fundja përveç detyrimeve në familje një nënë ka edhe karrierën si pjesë shumë të rëndësishme të plotësimit të saj.

7. Tregohuni e butë me veten
Ndoshta nuk je në formën më të mirë fizike, ndoshta ke harruar të kryesh një detyrim, ndonjëherë mund të ndihesh e dështuar, por këto janë gjëra normale. Mos u bëj e ashpër me veten. Duajeni veten që t’ja transmetoni këtë edhe fëmijës.

8. Merrni pjesë në edukimin e fëmijës
Sado e mirë të jetë shkolla dhe mësuesja e fëmijës suaj, ju keni peshë kryesore në edukimin e tij!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përgjigjet mjeku

A mjekohet epilepsia?

Po për fëmijën më vonë?

A sjell stresi probleme në shtatëzani?