MENU
klinika

Hapja e bazës së NATO-s në Kuçovë

Eksperti: Shqipërisë po i rritet rreziku si shtet!

04.03.2024 - 11:13

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur për inaugurimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë këtë të hënë.

Ai tha se baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, e cila zgjati në kohë për 3 vite, do të shërbejë për stërvitje dhe për mbrojtje.

Ndër të tjera tha se nëpërmjet kësaj baze, Shqipëria do të ofrojë garanci edhe për vendet fqinje.

“Do ketë demonstrime me dron Bajraktarë. Kemi tre nivele bazash ajrore në botë, kjo këtu është baza e parë. Është bazë për stërvitje dhe raste sulmesh.

Deri dje kemi prodhuar stabilitet, tani do prodhojmë dhe mbrojtje. Jemi garanci edhe për vendet fqinje. Është pothuaj e pamundur që në territorin tonë të hyjë dron apo raketë. Se thonë që ka blerë dronë dhe Vuçiç. Jemi të mbrojtur si kurrë më parë. U deshën tre vite punë për bazën, qeveria shqiptare dha 5 milionë euro për bazën në Kuçovë. Shqiptarët do jenë ata që marr

Ne për herë të parë do kemi pilotët tanë F-16, F-18. Sakaq dua të them se ne na rritet rreziku si shtet.“, tha Karamuço.

Prej datës 1 Mars, në bazën e Kuçovës janë vendosur dhe 3 dronët luftarakë “Bajraktar” që do të përdoren nga Forcat Shqiptare të Armatosura për misione ushtarake, por do të kenë mundësi të përfshihen dhe në operacione policore dhe civile.

Baza e Kuçovës është ndërtuar në vitin 1955, si baza e parë ajrore shqiptare dhe në 20 vitet e fundit ka shërbyer kryesisht për stërvitjen e pilotëve të Forcave të Armatosura. Kthimi në një bazë taktike të NATO-s do t’i japë mjeteve ajrore të aleancës të dislokohen në Kuçovë gjatë operacioneve strategjike në Ballkanin Perëndimor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vihet në funksion baza ajrore

‘Zgjohet’ baza e Kuçovës

Rikthehen fluturimet e avionëve ushtarakë

Baza e NATO-s në Kuçovë gati/ Hapet në 4 Mars

Blinken: Diskutime për Pashalimanin

“NATO hap bazën ajrore të Kuçovës…”