Supermodelja Miranda Kerr është bërë sërish nënë! Ylli i Victoria Secret, 40 vjeçe, mirëpriti në jetë djalin e saj të katërt, Pierre Kerr Spiegel.
Pierre është fëmija i tretë i Miranda Kerr me bashkëshortin Evan Spiegel, CEO i SnapChat.
“Ne jemi të lumtur të njoftojmë ardhjen e rrezes sonë të vogël të diellit, Pierre Kerr Spiegel”, ka shkruar supermodelja. “Ne nuk mund të ishim më të emocionuar për të mirëpritur djalin e katërt në familjen tonë. Ndihemi kaq shumë të bekuar.”
Kerr ndau gjithashtu një foto të buqetës me lule, të vendosur pranë një palë çorape të verdha për fëmijë dhe një batanije blu për bebe që shkruante “Pierre”.
Miranda Kerr zbuloi në Snapchat në shtator se ishte shtatzënë, në pritje të fëmijës së saj të katërt.
“Shumë e emocionuar të njoftoj foshnjën nr. 4,” shkroi ajo: “Dhe është djalë”
Kerr është tashmë nënë edhe e tre djemve të tjerë: Myles, 4-vjeç, dhe Hart, 5-vjeç, me 33-vjeçarin Evan Spiegel, si edhe Flynn, 12 vjeç, me ish-burrin Orlando Bloom.