MENU
klinika

Kini kujdes!

“Mund të vendos grim në palestër?”, ja si përgjigjen ekspertët

20.03.2024 - 14:19

Mbajtja e make up-it gjatë orëve të palestrës, por edhe ushtrimeve në natyrë mund t’i sjellë jo pak dëmtime lëkurës suaj. Studimi, i publikuar në “Journal of Cosmetic Dermatology”, tregoi se përdorimi i fondatinës gjatë aktivitetit fizik mund të çojë në acarim të lëkurës.

“Kur stërviteni, poret tuaja hapen, ndaj djersa dhe toksinat sekretohen nga trupi mbeten aty poshtë kremit pudër. Grimi në lëkurë mund të bllokojë djersën në pore, duke çuar në bllokimin e poreve dhe daljen e akneve, ” thotë Michele Green dermatologe.

A shkakton grimi akne?

Autorët e studimit përcaktojnë se si fondatina, veçanërisht ndikon në lëkurë gjatë stërvitjes. Ekipi rekrutoi 43 studentë, 20 burra dhe 23 gra. Para se të aplikonin grimin, pjesëmarrësit lanë fytyrat me një pastrues. Studiuesit morën parasysh madhësinë e poreve të pjesëmarrësve dhe prodhimin e sebumit. Pas kësaj, ata aplikuan një shtresë fondatine në pjesë të caktuara të fytyrave të pjesëmarrësve, ndërsa u ushtruan për 20 minuta në palestër.

Ata krahasuan rezultatet me fytyrën e pastruar para palestrës dhe atë me fondatinë. Studiuesit gjetën sebum* të reduktuar në zonat ku ishte aplikuar fondatina, krahasuar me zonat e fytyrës ku nuk kishte grim.

Sebumi* është një përzierje e lipideve të prodhuara nga gjëndra dhjamore dhe prodhimi i sebumit është thelbësor që lëkura juaj të qëndrojë e hidratuar dhe të mbrohet kundër çdo agjenti infektiv ose mjedisor.

Mbajtja e grimit në palestër mund të përkeqësojë gjendjen e lëkurës

Aplikimi i grimit para vrapit ose stërvitjes mund të jetë i dëmshëm, sidomos nëse ju stërviteni në ambiente të mbyllura. Palestrat janë të ngrohta dhe të lagështa, duke i bërë ato mjedisin perfekt për rritjen e baktereve që shkaktojnë akne. Djersa e bllokuar mund të çojë në inflamacion dhe acarim të lëkurës, veçanërisht për individët me sëmundje të lëkurës si ekzema, psoriasis etj.

Nëse shkoni në palestër direkt pas punës, pra me make up-in që keni qenë në zyrë këshillohet që më parë të pastroni fytyrën, ta lani atë plotësisht, sidomos nëse keni aplikuar edhe krem dielli me faktorë mbrojtës SPF. Uji i bollshëm ose një peshqir me ujë të ngrohtë janë ideale për të hequr grimin dhe gati për të shijuar në maksimumin aktivitetin fizik në palestër apo natyrë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN