MENU
klinika

4 truke të thjeshta

Si të shpëtoni nga lëkura me pika

15.03.2024 - 11:20

Ju ndodh që lëkura të skuqet sidomos pas depilimit? Për shumë nga ne ajo nuk largohet dhe këmbët rrinë të irrituara dhe me puçrra të kuqe gjatë gjithë kohës. Disa të tjerë mund të kenë pore të zmadhuara me ngjyrë të errët në këmbë ose në krahë. Kjo quhet ndryshe lëkura luleshtrydhe dhe tani që ngrohet koha, janë shqetësimi më i madh për të gjitha vajzat.

Kjo gjendje e lëkurës i ndodh çdo pigmenti lëkure, megjithatë tek lëkurat e bardha është me e dukshme sesa tek lëkurat më të errëta. Shkaktarët e lëkurës luleshtrydhe janë depilimi, poret e bllokuara, folikulitis që është gjendja që shkaktohet nga qimet nën lëkurë, keratosis pilaris që është një lloj problemi i lëkurës dhe lëkura shumë e thatë. Për t’ ju ardhur në ndihmë për të larguar këtë problem që fatmirësisht nuk është i rrezikshëm për shëndetin, po ju tregojmë disa mënyra në shtëpi si mund të njëtrajtëson pamjen e lëkurës tuaj.
Nëse përdorni brisk për tu depiluar, brisku duhet të lëvizë nga drejtimi ku rritet qimja, jo nga na e kundërt. Gjithashtu përdorni një locion për depilim.

Përdorni makinë depilimi, sepse depilimi jo vetëm zgjat më shumë, por mundësia për të pasur lëkurë të irrituar është më e paktë duke qenë se depiloheni më rrallë.
Eksfolioni lëkurën rregullisht. Është shumë e rëndësishme që lëkura juaj të jetë e lirë nga qelizat e vdekura përndryshe lëkura luleshtrydhe do të jetë shumë më e dukshme.
Përdorni produkte me salicylic acid dhe glycocilic acid. Do të ndihmojë të mbani puçrrat dhe aknet nën kontroll, rrjedhimisht këto produkte sjellin edhe zvogëlimin e poreve.

Me veti anti-plakje dhe pasur me vitaminë C

Zbuloni përfitimet nga përdorimi i trëndafilit të egër

Nuk bllokojnë enët e gjakut dhe ndihmojnë në uljen e kolesterolit

Cilat janë yndyrnat e shëndetshme për trupin tuaj