MENU
klinika

Pajisja nuk është prezantuar ende!

Ky është çmimi i telefonit të ri të Google

22.04.2024 - 11:21

Telefoni Pixel 8a nga Google ka të ngjarë të prezantohet nga kompania muajin e ardhshëm, ndërsa detajet e tij janë zbuluar disa herë së fundmi.

Siç raportojnë mediat e huaja, çmimi i Pixel 8a në Kanada do të jetë 708 CAD (483 euro) me 128 GB.

Përflitet se Google ka të ngjarë ta pajisë Pixel 8a me çipin Tensor G3 që fuqizon serinë e telefonave inteligjentë Pixel 8 dhe mbështetet nga Al, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu, telefoni i ri nga gjiganti teknologjik mund të pajiset me një ekran OLED, lidhje 5G dhe 4G LTE.

Pixel 8a do të ketë një konfigurim të dyfishtë të kamerave që përfshin një kamerë kryesore 64 megapikselë dhe një kamerë me kënd ultra të gjerë 13 megapikselë.

Ndryshe, telefoni thuhet të jetë edhe rezistent ndaj pluhurit dhe ujit, dhe të ofrojë mbështetje për karikimin me valë.