“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Ju lutem, a mund të pyesni një mjeke gjinekologe për problemin tim. Kam disa muaj që kam probleme me zonën gjenitale. Ndiej vazhdimisht kruajtje dhe aromë të rëndë.
Mjeku: Për një përgjigje të saktë duhet të dimë moshën dhe nëse e ka filluar ose jo jetën seksuale. Shumë e rëndësishme gjithashtu është të dimë nëse është me cikël apo pas ciklit sepse siç e kemi thënë, një javë para ciklit dhe një javë pas ciklit ndryshon pehashi i vaginës. Si rrjedhojë e ndryshimit të pehashit të vaginës, femra ka kruajtje para dhe një javë pas. Nëse zgjat më shumë se sa thamë më lart, patjetër duhet të konsultohet me një mjek gjinekolog, të ekzaminohet dhe të marrë trajtim.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.