MENU
klinika

Kombet e Bashkuara “fundosin” Vuçiçin

Ndizet alarmi në Beograd, të gjithë po presin fundin e prillit

04.04.2024 - 14:29

Në fund të prillit, me shumë gjasa të shtunën, më 27 prill, Kombet e Bashkuara duhet të pranojnë përfundimisht Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, me sugjerim të Gjermanisë. Pas këtij lajmi, në Beograd ranë “kambanat e alarmit” dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në fjalimin e tij të gjatë në një televizion të regjimit tha se Serbinë e presin sërish ditë të vështira. Përveç kësaj, ai njoftoi se pas rezolutës “menjëherë, të nesërmen, do të nisë një iniciativë për shfuqizimin e Republikës Srpska, bazuar në qëndrimin se krijimet politike të bazuara në gjenocid nuk mund të ekzistojnë”, dhe tha gjithashtu se “dëmshpërblimet e luftës do të kërkohet edhe nga Serbia”.

Rezoluta

Bashkëpunëtori i tij i ngushtë dhe ish-kreu i shërbimit inteligjent serb, Aleksandër Vulin, sulmoi Gjermaninë si propozues të rezolutës, duke pyetur “a nuk mund të gjenin një vend tjetër” për ta propozuar atë, duke aluduar drejtpërdrejt për rolin e Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore dhe gjenocidin. Edhe pse ajo rezolutë, natyrisht, nuk i shpall serbët një “komb gjenocid”, makineria politike dhe mediatike e Vuçiçit dëshiron ta portretizojë atë në këtë mënyrë, duke pyetur veten pse “dikujt i duhet kjo tani pas 29 vjetësh”, veçanërisht “kundër një populli kundër të cilit gjenocidi u krye në Luftën e Dytë Botërore”. Kujtojmë se Serbia e njeh “krimin”, por nuk pranon se është gjenocid. Vuçiç ka një shpjegim shtesë për këtë. Gjegjësisht, presidenti serb pretendon se “Perëndimi kolektiv nuk mund t’i mbështesë plotësisht palestinezët për shkak të mbështetjes së tyre për Izraelin”, kështu që “ata gjetën myslimanë që ata mund t’i mbështesin”. Serbia dhe Republika Srpska e kundërshtojnë atë rezolutë, duke i bërë thirrje Rusisë të reagojë dhe të nisë të gjithë mekanizmat që ka në dispozicion për ta sfiduar atë përsëri.

Rusia, “litar shpëtimi”

Në fakt, në vitin 2015 Britania e Madhe propozoi një rezolutë, por Rusia bllokoi miratimin e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Në atë kohë, dhjetë vende votuan pro, katër abstenuan, përfshirë Kinën dhe Rusia, një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, vuri veton ndaj dokumentit, duke e bërë të pamundur miratimin e tij. Por këtë herë, sipas Slobodna Bosna, Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së do t’i kërkohet të caktojë 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, kur në vitin 1995 forcat serbe të Bosnjës nën komandën e gjeneralit Ratko Mlladiç, i dënuar në Haga për krime lufte, vrau mbi 8000 burra në zonën e Srebrenicës në pak ditë. Kujtimi i atij krimi do të përkujtohej çdo vit në të gjitha vendet.

Anëtarësimi i Kosovës në KiE

Në të njëjtën kohë, Vuçiç e lidh këtë me pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, që duhet të ndodhë në mes të majit, 16 dhe 17 maj, dhe kryetarja e Kuvendit dhe deri vonë kryeministrja, Ana Brnabiç, ka bërë të ditur se Serbia “mund të jetë në gjendje të largohet nga ai institucion” në shenjë proteste. Përmes një njoftimi më 28 mars, Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, tha se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte një “gjest armiqësor” karshi Serbisë, duke shtuar se Beogradi nuk do të ndalet së kundërshtuari këtë gjë “hapur, politikisht dhe në mënyrë procedurale”. Petkoviç tha se “ka një dëshirë për nxitim” për zgjidhjen e çështjes së statusit të Kosovës, për shkak të, siç tha ai, “disa interesave gjeostrategjike që kanë pak të bëjnë qoftë me Beogradin apo Prishtinën”.

Plani Vuçiç-Dodik

Sakaq, Aleksandër Vulin tha se Rezoluta për Srebrenicën dhe pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës janë “finalizimi i komplotit kundër Serbisë dhe Republikës Srpska”, ndërsa mediat e Beogradit njoftuan “marrëveshjen mes partisë së Milorad Dodik dhe Aleksandar Vuçiçit” në lidhje me një strategji të përbashkët. Ivana Stradner nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington madje se ata të dy po përgatisin një ngjarje për të shpallur ndoshta zyrtarisht një botë serbe. Sakaq, frika e Vuçiçit nga serbët dhe paranoja e tij po rriten dhe po rëndojnë Serbinë, e cila po bëhet peng i politikës së tij.

Shkupi ngre alarmin për sulme nga Rusia

Demiraj: Mali i Zi është më i rrezikuari në Ballkan

“Dështuan të mbajnë fjalën për dialogun"

BE-ja kritika Kosovës dhe Serbisë!

"A mos më kanë vendosur një çip në kokë?"

Vuçiç humb kontrollin, përplaset me gazetaren

Vendimi i Dodik do të ndezë luftën në Ballkan

Pse rezoluta për Srebenicën do të hapë “Kutinë e Pandorës”?

Ja nga kush po pret “dritën jeshile”

Pahor përgatit draftin për dialogun Kosovë-Serbi