MENU
klinika

Pse Kosova i sekuestroi pronat?

Eksperti: Radoiçiç do arrestohet nga Beogradi

05.04.2024 - 12:45

Eksperti i sigurisë Drizan Shala ka folur për pronat që Kosova i ka sekuestruar Milan Radoiçiçit.

Sipas ekspertit Shala, sekuestrimi i pronave të Milan Radoiçiç është një mesazh edhe për të gjitha grupet në Kosovë që duan të ndjekin të njëjtën rrugë me të kundër Kosovës. Ai tha gjithashtu se ka informacione se Radoiçiç do arrestohet nga policia Serbe, pasi sipas tij, Beogradi po përballet tashmë me një presion shumë të madh.

“Ne mund të themi sa i takon çështjes së pronave të sekuestruara nga ana e shtetit të Kosovës janë me dhjetëra miliona euro, kjo dëshmon se shteti i Kosovës do të vazhdojë tutje në drejtim të atakimit të kreut të grupit terrorist Radoiçiç dhe mbi këtë bazë veprimet që janë duke u marrë nga institucionet e Kosovës në këtë periudhë kohore, po lënë të nënkuptohet se është një strategji.

Ne patëm vizitën e kryeministrit të Kosovës në veri e më pas patëm aktivimin e grupeve shtetërore të Kosovës që të vazhdojnë të zbatojnë vendimet e gjykatave, siç ishte sekuestrimi dhe konfiskimi i pajisjeve të cilat i ka poseduar Milan Radoiçiç. Ky është një mesazh për atë dhe për grupet e tjera të cilat dëshirojnë të vazhdojnë në drejtim të politikës së Beogradit.

“Sekuestrimi është me dhjetëra miliona euro, pajisjet që janë sekuestruar edhe në konfliktin ushtarak të bërë në drejtim të Kosovës. Ka informacione se Milan Radoiçiç do të arrestohet nga ana e policisë së Serbië pasi ndaj Beogradit zyrtar”, tha Shala në një intervistë për Euronews Albania.

Shkupi ngre alarmin për sulme nga Rusia

Demiraj: Mali i Zi është më i rrezikuari në Ballkan

“Dështuan të mbajnë fjalën për dialogun"

BE-ja kritika Kosovës dhe Serbisë!

"A mos më kanë vendosur një çip në kokë?"

Vuçiç humb kontrollin, përplaset me gazetaren

Vendimi i Dodik do të ndezë luftën në Ballkan

Pse rezoluta për Srebenicën do të hapë “Kutinë e Pandorës”?

Ja nga kush po pret “dritën jeshile”

Pahor përgatit draftin për dialogun Kosovë-Serbi