MENU
klinika

Anëtarësimi në KiE

Si Beogradi po kërkon t’i fusë “shkopinj nën rrota” Prishtinës

05.04.2024 - 14:40

Me Kosovën që i afrohet anëtarësimit në Këshillin e Evropës (KiE), presidenti serb Aleksandër Vuçiç duket se nuk po “fle dot i qetë”. Beogradi nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe ka lobuar intensivisht për ta mbajtur vendin e ri jashtë organizatave ndërkombëtare. Përkundër kësaj, kandidatura e Kosovës për anëtarësim në KiE u pranua vitin e kaluar dhe vendimi nëse do të pranohet Kosova do të merret në maj. Mbase jo rastësisht, presidenti serb e ka pranuar se Serbinë e presin “ditë të vështira”, pa specifikuar se për çfarë bëhet fjalë, duke thënë se për gjithçka do të flasë më shumë “në ditët në vijim”. Tani, një pas një, “makthet” e tij, po bëhen realitet dhe ai duket i pafuqishëm për të ndryshuar situatën. Ato që ai është përpjekur të ndalojë me vite të tëra, tani jo vetëm që po ndodhin, por po ndodhin me një ritëm që Beogradi nuk po e kap dot. Megjithatë, si gjithmonë, Serbia do të përpiqet t’i vendosë “shkopinj nën rrota” Kosovës në rrugën europiane.

“Ekipi i luftës”

Ditën e djeshme, siç raportojnë mediat serbe, Vuçiç ka urdhëruar Qeverinë që urgjentisht të formojë një ekip që do të udhëheqë fushatën kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, sepse vendimi përfundimtar për këtë pritet më 16 ose 17 maj. Sipas tij, gjasat janë shumë të vogla. Ai këshilloi që të mos përdoret vetëm argumenti se Kosova nuk është shtet. Sipas tij, formimi i Asociacionit është kusht pa të cilin askush nuk mund të hyjë në organizata që merren me të drejtat e njeriut. Ai sugjeroi që të përdoret ky argument dhe të përgatitet një non-paper me të gjitha argumentet dhe t’u dërgohet të gjithëve. “Përkundër përkrahësve të fortë të pavarësisë së Prishtinës, unë ende mendoj se kemi një shans të vogël dhe prandaj ju kërkoj që të luftoni më fort se kurrë”, tha Vuçiç në një seancë të posaçme të Qeverisë së Serbisë. Ai shtoi se kjo është e një rëndësie vendimtare për Serbinë.

Largimi nga KiE

Nëse Kosova anëtarësohet në KiE, Vuçiç ka paralajmëruar mundësinë e largimit të Serbisë nga kjo organizatë. Ekspertët kanë pikëpamje të ndryshme për pasojat e mundshme të një vendimi të tillë. Zoran Milivojeviç, një diplomat, thotë për “Blic” se nëse Kosova anëtarësohet në Këshillin e Evropës, anëtarësimi i Serbisë në atë trup do të bëhej i pakuptimtë. Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë dhe Rezolutën 1244. Nëse Serbia nuk do të dilte nga Këshilli i Evropës pas kësaj, do të thoshte se ishte pajtuar me të. Nga ana tjetër, Sre?ko Gjukiq, ish-ambasador në Bjellorusi, nuk sheh asnjë përfitim nga dalja e Serbisë nga Këshilli i Evropës, por “vetëm dëm”.

Shpresa e fundit

“Është e mundur që disa shtete anëtare të BE-së që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, nuk do të jenë pozitive për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, ??tha Vuçiç”. Ai shtoi se Hungaria nuk është e vetmja. Në Paris, më 27 mars, mediat serbe raportuan se kundër propozimit që Republika e Kosovës të antarësohet në KiE ishin: Maja Vukuceviç nga Mali i Zi, përfaqësuesja e Bosnjës dhe Hercegovinës, Snjezana Novakoviç, si dhe dy përfaqësuese të Serbisë, Biljana Pantiç Pilja dhe Dunja Simonovic Bratiç. Përfaqësuesja e Greqisë abstenoi, duke nxitur reagimet e ashpra të Serbisë, madje duke e akuzuar për tradhti. Po ashtu, pesë shtete të BE, Spanja, Sllovakia, Rumania, Greqia dhe Qipro, nuk e njohin Kosovën, ndaj edhe ato mund të votojnë kundër në maj, duke i bërë “nder” Serbisë.

Shtyrja e zgjedhjeve

Sakaq, Vuçiç tha se kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiç, duhet të vazhdojë punën për zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it dhe të vazhdojë të ofrojë kompromis dhe bisedime për kushtet e zgjedhjeve. Vuçiç tha se qeveria duhet të vazhdojë të ofrojë një kompromis dhe se ata që mendojnë se mund të arrijnë qëllimin e tyre me ultimatume, “le të vazhdojnë”. “Zgjedhjet i mbani në një atmosferë demokratike, por deri më 17 maj nuk ka zgjedhje për ju derisa kjo të përfundojë me Këshillin e Evropës dhe me pranimin e Kosovës”, tha Vuçiç. Sipas tij, deri më 16 apo 17 maj nuk ka fushatë dhe për këtë do të mjaftojnë njëzet ditë.

Shkupi ngre alarmin për sulme nga Rusia

Demiraj: Mali i Zi është më i rrezikuari në Ballkan

“Dështuan të mbajnë fjalën për dialogun"

BE-ja kritika Kosovës dhe Serbisë!

"A mos më kanë vendosur një çip në kokë?"

Vuçiç humb kontrollin, përplaset me gazetaren

Vendimi i Dodik do të ndezë luftën në Ballkan

Pse rezoluta për Srebenicën do të hapë “Kutinë e Pandorës”?

Ja nga kush po pret “dritën jeshile”

Pahor përgatit draftin për dialogun Kosovë-Serbi