MENU
klinika

Vendasit flenë në automjete…

Turistët në Ibiza “dëbojnë” spanjollët

07.04.2024 - 13:41

Turizmi masiv në Ibiza ka bërë që çmimet e qirave të shkojnë në stratosferë, duke dëbuar shumë banorë të ishullit të njohur spanjoll.

Siç shkruan media britanike BBC, situata është dramatike veçanërisht për qytetarët që detyrohen të kalojnë natën në makinat e tyre, nëse kanë fatin ta kenë një të tillë.

Problemi, siç thekson rrjeti televiziv, ka të bëjë me rreth 160 mijë banorët e Ibizës dhe është aq serioz sa disa prej tyre kanë gjetur strehë në automjetet e tyre. Normat e larta të hipotekave dhe kostoja e lartë e jetesës kanë dekurajuar shumë spanjollë nga blerja e pronave, duke çuar në një rritje të kërkesës për strehim me qira, e cila nga ana tjetër ka rritur kostot e qirasë.

Vetëm për këtë vit, çmimet e qirave në Ishujt Balearik janë rritur mesatarisht me 18% krahasuar me një rritje mesatare prej 12% në nivel kombëtar. Hotelet, restorantet dhe klubet e saj ofrojnë disa vende pune, ndërsa një pjesë e madhe e banesave është në dispozicion vetëm për qira afatshkurtër për turistët ndërsa punëtorët vendas janë të përjashtuar.
Kriza e strehimit në Ibiza kërcënon të dëmtojë vetë industrinë e turizmit e cila fajësohet si shkaktare e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga pikturat te ëndrra e 'Shteteve të Bashkuara të Evropës'

‘Corriere della Sera’: Edi Rama, kryeministri që dashuron Italinë!

Rama ndan pamjet e bujtinës në Peshkopi

‘Një investim shqiptarësh të kthyer nga emigrimi”