MENU
klinika

"Humbës, mosmirënjohës…"

Bebe Rexha shpërthen keq ndaj reperit të njohur

15.06.2024 - 10:46

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një bisedë me ekipin e saj.

Ky i fundit e ka pyetur këngëtaren nëse do të kishte dëshirë që të bënte një bashkëpunim me reperin amerikan, G-Eazy.

Në bisedën e postuar Bebe ka treguar raportin e keq që ajo ka reperin 35-vjeçar, të cilin e quan mosmirënjohës.

“G-Eeazy ti e ke numrin tim. Pse nuk më dërgon mesazh dhe nuk më pyet vetë, ti humbës mosmirënjohës”– ishte përgjigjia e këngëtares.

Ndonëse nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes saj dhe G-Eazyt, duket se diçka e madhe dhe me rëndësi mund të ketë bërë që Bebe të reagonte në këtë mënyrë.

Të shumta ishin aludimet e fansave mbi marrëdhënien e dyshes, megjithëse këngëtarja dhe reperi nuk kan treguar ngjarjen mes tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çmimet e famshme të muzikës botërore

Artistet shqiptare ‘pushtojnë’ “iHeartRadio”

Nga prezantuesja te tre të nominuarat në të njëjtën kategori

“MTV Awards” ‘pushtohet nga artistet shqiptare


Ja cili është “çmimi” që ai duhet të paguajë

Dhunoi me grushta dhe shqelma ish-partneren, reperi ndëshkohet nga qeveria!

"Jam e gatshme të rrezikoj"

Dua Lipa del në mbrojtje të Gazës

“Gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë”

Mozzik konfirmon lidhjen me vajzën e politikanit shqiptar