Të gjithë e dimë se Taylor Swift është një këngëtare e shkëlqyer, por shumë të tjerë mendojnë se ajo nuk është aq e mirë në kërcim. Swift është krijuesja më e madh i hiteve për momentin, madje ajo ka arritur statusin e miliarderes falë turneut të saj “Era’s”, shkruajnë mediat e huaja.
Për më tepër, ajo ka marrë shumë vëmendje larg skenës për shkak të lidhjes së me Travis Kelce. Në turneun “Era’s”, miliona fansa kanë marrë pjesë për të ndjekur performancat e saj live, si dhe shumë video kanë qarkulluar në rrjete sociale.
Mirëpo ajo që është kthyer virale së fundmi është një video ku këngëtarja tund të pasmet e saj në një mënyrë jo të këndshme teksa ishte në skenë në stadiumin skocez “Gas Murrayfield” në Edinburg javën e kaluar.
“Ajo është kaq e nënvlerësuar si kërcimtare”, shkruhet në një postim në Twitter.
“Kështu kërcen kushëriri im 8-vjeçar pas 2 Dr. Peppers“, shkruan një tjetër.
“Kështu thahem pasi bëj dush kur harroj të kap një peshqir“, shkruan një tjetër.