MENU
klinika

Përditësimi i fundit i aplikacionit

Lista me telefonat që nuk do mund ta përdorin më WhatsApp

01.07.2024 - 09:10

Tridhjetë e pesë telefona nga markat e njohura, duke përfshirë Samsung, Motorola, Sony dhe Apple, nuk do të marrin më përditësime të WhatsApp, ka zbuluar një raport i ri.

Në përditësimin e saj të fundit, platforma në pronësi të Meta-s ka ndryshuar kërkesat minimale të sistemit, duke prekur përdoruesit me telefona më të vjetër.

Lista përfshin:

Samsung: Galaxy Note 3, Galaxy S3 Mini, Galaxy S4 Mini, Galaxy Ace Plus, Galaxy Core, Galaxy Express 2, Galaxy Grand, Galaxy Note 3 dhe Galaxy S4 Zoom

Apple: iPhone 5, iPhone 6, iPhone SE, iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus

Motorola: Moto G dhe Moto X

Huawei: Ascend P6 S, Ascend G525, Huawei C199, Huawei GX1s dhe Huawei Y625

Lenovo: Lenovo 46600, Lenovo A858T, Lenovo P70 dhe Lenovo S890

Sony: Xperia Z1 dhe Xperia E3

LG: Optimus 4X HD, Optimus G, Optimus G Pro dhe Optimus L7

Ndryshimi i politikës do të ketë implikime të rëndësishme për përdoruesit, përcjell Telegrafi.

Pavarësisht ndërprerjes së shitjeve, shumë ende përdorin këta telefona, por do të duhet të pajisen me një telefon më të ri për të vazhduar përdorimin e WhatsApp.

Prodhuesit e telefonave inteligjentë zakonisht mbështesin pajisjet për vetëm disa vjet, kështu që aplikacionet si WhatsApp optimizohen për versionet më të reja të softuerit.

Aplikacioni ka vendosur këto kërkesa të reja për të siguruar që përdoruesit të përfitojnë nga veçoritë dhe funksionalitetet më të fundit të sigurisë.

Çfarë po e shkakton këtë trend në rritje?

Njerëzit po humbasin interesin për telefonat smart

Do të shpërndahet te përdoruesit në mbarë botën!

Instagram njofton veçorinë e re/ Për çfarë bëhet fjalë?

Mira Murati për ndikimin e Inteligjencës Artificiale

“Disa punë ‘ndoshta do të zhduken’, por ndoshta…”